INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Banka Botërore, TVSH-ja për biznesin e vogël barrë shtesë! Po pagesa për Rrugën e Kombit...[VIDEO]

Publikuar më: 09:47 11-04-2018

Banka Botërore është përfshirë në debatin që është hapur së fundmi për biznesnin e vogël në vendin tonë dhe pikërisht për vendosjen e TVSH-së. Ekspertja Hilda Shijaku ka komentuar vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël duke pranuar se ajo është një barrë më shumë për administratën. "Barra për ta mbledhur TVSH-në te biznesi i vogël është e ulët, ndërsa përfitimi që mund të vijë nga kjo nismë është sërish i ulët. Ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime. Ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave," tha Shijaku.

Deklaratat u bënë gjatë prezantimit të raportit ekonomik të Ballkanit Perëndimor, ku dhe dërguara e Bankës Botërore në vendin tonë, Jens Reinke dha e një përgjigje për pagesën e Rrugës së Kombit, që ngriti në protesat banorët e Kukësit, disa prej të cilëve sot janë në burg. Ajo theksoi se tarifat duhet të jenë më të ulta se ato që qeveria ka miratuar të paktën për përdoruesit e shpeshtë të rrugës dhe banorët e Kukësit.

Banka Botërore paralajmëroi gjatë konferencës dhe për një ngadalësim të rritjes ekonomike përgjatë 2018, për shkak të mbarimit të projekteve të gazsjellësit TAP dhe HEC-it të Devollit.

Article Logic
Execution time: 0.0050699710845947