INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka Botërore ul fondet për Shqipërinë

Banka Botërore ul fondet për Shqipërinë

Publikuar më: 14:29 07-03-2016

Banka Botërore këtë vit pritet, që angazhimin financiar kundrejt Shqipërisë ta ketë në nivele të ulta, të paktën që prej vitit 2012 me vetëm 32 milionë dollarë, nga 525 milionë USD që ishin vënë në dispozicion vitin e kaluar.
Angazhimi financiar lidhet me fondet që Banka Botërore ka vënë në dispozicion të qeverisë shqiptare në kuadër të marrëveshjes pesëvjeçare 2015 - 2019, por niveli i disbursimit të këtyre shumave varet nga kapacitetet e qeverisë shqiptare.
Sipas Monitor kjo marrëveshje shoqërohet me një program huadhënieje nga IBRD-ja prej rreth 1.2 miliardë dollarësh amerikanë gjatë pesë viteve, por me kushtin që angazhimi ndaj reformave të mbetet i fortë, në varësi të kërkesës së vendit dhe kapacitetit financiar të IBRD-së.
Sipas marrëveshjes që BB ka me Shqipërinë deri në 40 për qind e huadhënies shkon në formën e mbështetjes buxhetore, në rast se performanca e kuadrit makro-fiskal afatmesëm për të cilin është rënë dakord në marrëveshje.
Në 2014-ës, si reflektim i agjendës ambicioze të reformave të qeverisë, angazhimi i Bankës Botërore arriti në mbi 300 milionë dollarë amerikanë, përfshirë dhe dy huatë për politikat e zhvillimit (HPZh) për të mbështetur qëndrueshmërinë makrofiskale dhe stabilizimin financiar.
Viti financiar 2015 arriti rekordin ku piku i angazhime të reja arriti në 525 milionë dollarë amerikanë, përfshirë dhe Garancinë e Bazuar ne Politika (GBP). Investimet e IFC-së pritet të jenë në nivelin e 150-200 milionë dollarëve amerikanë, dhe MIGA, e cila ka një ekspozim bruto prej rreth 143 milionë dollarësh amerikanë në Shqipëri (kryesisht në sektorin energjetik).

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666