INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banka e Shqipërisë, kreditë në lekë më të ulta se kurrë

Banka e Shqipërisë, kreditë në lekë më të ulta se kurrë

Publikuar më: 09:24 31-05-2017

Nëse keni vendosur të merrni kredi në lekë tani është momenti i duhur. Të dhënat e fundit flasin se nëse merr hua në lekë në një bankë, interesat që duhet të paguash për përdorimin e këtyre paravë janë më të lira se kurrë ndonjëherë. Banka e Shqipërisë raporton se norma e interesit të huave të reja në lekë për muajin prill ka zbritur në 5.25%, si asnjëherë më parë. Vetëm një muaj më parë, interesi mesatar i kredive në banka ishte 6.97%.
Kryesisht rënia e interesave ndihet më shumë tek kreditë afatshkurtra, pra tek ato që duhen shlyer brenda 6 muajve deri në 1 vit dhe kanë zbritur nga 6.71% në mars dhe më shumë në prill me 3.89%.
Për herë të parë, interesat e kredive në lekë janë të barabarta me ato në euro. Në prill, norma mesatare e kredive në euro u rrit nga 4.58% në 5.13%. Historikisht kreditë në euro kanë pasur interes më të ulët dhe kjo bënte që shumë biznese dhe individë t’i drejtoheshin valutës, pavarësisht se të ardhurat mund t’i kishin në lekë, duke qenë të ekspozuar në këtë mënyrë ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Shumë prej tyre madje u “dogjën” kur euro u ngrit nga rreth 124 lekë në vitin 2008, në 140 lekë vitet e mëvonshme dhe vetëm aktualisht euro ka zbritur në rreth 134 lekë.
Pavarësisht se interesat janë shumë të favorshme dhe bankat kanë shtuar ofertat, sidomos për individët, sërish huaja për ekonominë mbetet e tkurrur.

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482