Ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë bërë një kërkim shkencor për të gjetur ndikimet, që jep krimi dhe korrupsioni në aktivitetin e bizneseve. Analiza merr në konsideratë aktivitetin e ndërmarrjeve në 27 vendet në zhvillim duke përfshirë edhe Shqipërinë. Anketimi ka gjetur se, mjedisi i biznesit në vendet në tranzicion ndikohet negativisht nga transporti joeficient, krimi, vjedhjet, rregulloret e punës, doganat dhe rregulloret tregtare, licencimi i biznesit dhe vendimet e gjykatave.