Një akt të guximshëm kanë ndërmarrë një a disa persona teksa kanë tentuar të grabitin një bankë që ndodhet në zemer të –ish bllokut. Banka është tentuar të grabitet gjatë natës, por sipas policisë autorët kanë dështuar.
E njoftuar nga punonjësit e bankës, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Grupi hetimor bën me dije se grabitësit kanë çarë murin që të çon tek kasaforta. Bëhet fjalë për një çarje në murin e bankës 50 me 30, tek dhoma e kasafortës. Nga verifikimet mësohet se kasaforta ndodhet në bankë, e pa dëmtuar dhe e palëvizur dhe ekspertë të policisë do të bëjnë këqyrjen e saj për të verifikuar nëse është vjedhur gjë apo jo.
Policia ka marrë në pyetje punonjësit e sigurisë, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Sipas bluve grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.