INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bankat arrijnë fitime rekord, rreth 11.5 miliardë lekë për gjashtë muaj

Bankat arrijnë fitime rekord, rreth 11.5 miliardë lekë për gjashtë muaj

Publikuar më: 11:58 07-08-2017

Për 6 muajt e parë të këtij viti bankat kanë shënuar një rekord fitimi prej 11.5 miliardë lekesh.

Sipas bankës së Shqipërisë ky është niveli më i lartë i fitimeve nga sistemet bankare për një periudhë gjashtëmujore, që prej vitit 1999.

Bazuar ne raportin e publikuar, dy janë faktorët që kanë ndikuar në përmirësimin e fitimeve të bankave .

Arsyeja e pare është rritja e të ardhurave neto nga veprimtarit e tjera, të cilat për këtë periudhë kanë shënuar vlerën e 2.8 miliardë lekëve. Nëse këtë shumë e krahasojmë me shumën e fituar për të njëjtën periudhë të një viti më parë, vihet re që ajo është trefishuar.

Faktori tjetër që ka ndikuar në fitimet e sistemeve bankare është dhe ulja me rreth 3.6 miliardë lekë, e shpenzimeve për fitimet që bankat lëne mënjanë për të mbuluar kreditë me probleme.

Niveli i huave të pakthyera në afat përgjatë këtij viti ka shënuar një rënie me 15.58%, niveli më i ulët në këto 6 vjet.

E kjo gjë ka pasur një efekt pozitiv në fitimet e bankave, të cilat kanë rimarrë fondet që i kishin lënë si “garanci” për huate që nuk u ktheheshin.

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324