INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bankat, deklaroni burimin për më shumë se 50 mijë euro

Bankat, deklaroni burimin për më shumë se 50 mijë euro

Publikuar më: 14:54 21-02-2018

Bankat kanë marrë masa të forta për të ndaluar futjen në sistemin bankar të parave të krimit apo terrorizmit. Nëse do depozitoni shuma mbi 50 mijë euro duhet të keni kujdes pasi duhet të deklaroni më parë burimin e tyre. Ky vendim është marrë pak javë më parë. Nëse do tentoni të çoni në bankë shuma të tilla sportelet e bankës do t’ju kërkojnë menjëherë dokumentin mbështetës të burimit të tyre që të justifikoni prejardhjen e të ardhurave. Nëse nuk plotësoni këtë kërkesë banka ka të drejtë të mos i pranojë paratë.

Më herët, individët, që depozitonin paratë bënin një deklarim dhe e mbante vetë përgjegjësinë e burimit nga i kishte siguruar të ardhurat, tani është e kuptueshme që përgjegjësia duket se i është ngarkuar bankave.
Edhe në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave sanksionohen disa raste se kur bankat apo insitucionet e tjera duhet të kenë vigjilencë më të lartë mbi transaksionet që kryhen. Ky kufi për rastin e transaksioneve është në vlerën 1 milionë lekë. Ndërsa për rastin e shitjes së pasurive të paluajtshme është Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ajo e cila ka detyrimin që të raportojë çdo ndryshim pronësie me një vlerë 6 milionë lekë ose vlerë e barabartë me këtë në një monedhë tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605