Edhe pse bankat kanë vlera kolosale të kredive të këqia ato vijojnë dhe japin hua. Shqiptarët gjithnjë e më shumë iu drejtohen atyre për të marrë para me kredi për të plotësuar nevojat e tyre. Ky trend është në rritje dhe kryesisht më shumë së fundmi janë dhënë kredi për individë dhe më pak për biznese. Sipas Bankës së Shqipërisë kredia për individët arriti në 169.4 miliardë lekë, në muajin mars. Me rritjen e kërkesave vetë bankat përpiqen tu ofrojnë më shumë shërbime cilësore dhe kushte më komode qytetarëve dhe një rast i tillë është shënuar në Elbasan, ku sot janë inaguruar ambjetet e reja të Alpha Bank.
Për më shumë ndiqni kronikën e IN News…