INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Astirit ndryshojnë destinacionin, marshojnë drejt shtëpisë së Ramës në Surrel

Banorët e Astirit ndryshojnë destinacionin, marshojnë drejt shtëpisë së Ramës në Surrel

Publikuar më: 20:46 08-01-2019

Banorët e Astirit kanë ndryshuar destinacionin e protestës së tyre. Ata të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu do të marshojnë pas pak minutash drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel dhe do të protestojnë atje.

Banorët janë shprehur se Rama nuk mund të prishë shtëpitë e tyre, ndërsa të veten e ka në Surrel, me pajisje tepër të mira e se askush nuk ia prish.

Banorët në Unazën e Re janë ngritur në protestë prej disa kohësh. Ata kërkojnë që të anulohet projekti korruptiv, Rama të distancohet nga projekti që e konsiderojnë skandaloz dhe për shtëpitë e tyre të bëhen legalizime, ashtu siç edhe ka qenë premtimi. Po banorët kanë thënë se Gjiknuri duhet të shkojë në burg, kurse janë shprehur se duhet të ketë përgjegjësi pas skandalit me letra të falsifikuara të kompanisë fituese.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275