INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e ''Astirit'' nuk ndalen, protestojnë në ditën e parë të 2019-ës kundër ''Unazës së Madhe''

Banorët e ''Astirit'' nuk ndalen, protestojnë në ditën e parë të 2019-ës kundër ''Unazës së Madhe''

Publikuar më: 20:18 01-01-2019

Viti 2018 u mbyll me protestën e diasporës, e cila ishte e fundit në vazhdën e një vale tubimesh, kryesisht studentore që ”shkundi” qeverinë Rama siç e tha edhe vetë kryeministri me një shuplakë të fortë.

Por edhe 2019-a ka nisur me protesta. Janë banorët e ”Astirit”, të cilët preken nga ndërtimi i ”Unazës së Madhe” të kryeqyteti, ata që kanë dalë sërish të bllokojnë aksin nga ”Pallati me Shigjeta” deri te sheshi ”Shqiponja”.

Siç kanë bërë për dy muaj pa pushim banorët e ”Astirit” kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në të dyja kahet e kalimit, e madje ka pasur edhe tension pasi janë përplasur me drejtuesin e një automjeti.

Drejtuesi i veturës ka ngecur në trafik dhe nuk është pajtuar me bllokimin e rrugës. Ndërkohë në protestë nuk munguan dhe fishekzjarret.

Banorët e ”Astirit” kanë përpiluar 6 kërkesa, të cilat kërkojnë nga qeveria t’i plotësojë me çdo kusht.

KERKESAT:

-Anulimi i projektit të Unazës së Madhe;

-Rifillimi i procesit të legalizimit për të gjitha banesat;

-Rregullimi i kushteve të transportit publik në kryeqytet;

-Ulja e çmimit të karburantit dhe rritja e cilësisë së tij;

-T’u jepen punonjësve të policisë rroga e 13 orët suplementare dhe pagesa e dietave;

-Plotësimi i kërkesave të studenteve dhe rrëzimi i ligjit të Arsimit të Lartë;

Article Logic
Execution time: 0.0035598278045654