INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Astirit pranojnë shpërnguljen, nis prishja e banesave, Veliaj: Më mirë për 200 mijë shoferë që...[FOTO]

Banorët e Astirit pranojnë shpërnguljen, nis prishja e banesave, Veliaj: Më mirë për 200 mijë shoferë që...[FOTO]

Publikuar më: 21:42 26-11-2018

Pas apelit të kryebashkiakut, Erion Veliaj, banorët e zonës së Astirit që preken nga zbatimit i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga mbikalimi te Pallati me Shigjeta deri te Dogana, kanë nisur lirimin e ndërtimeve për t’u zhvendosur në shtëpitë sociale të vëna në dispozicion nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka postuar pak momente më parë disa foto nga prishja e shtëpive të para në zonën e Astirit, pasi familjet kanë pranuar të zhvendosen në banesat sociale. Veliaj ka shkruar se më mirë për ato dy familje që kanë pranuar dhe më mirë për ata 200 mijë shoferë që do të kenë Unazën në përdorim.

"Mirenjohje 2 familjeve te para qe pranuan sonte prishjen e 2 banesave pa leje ne Unazen e Re ne shkembim te banesave sociale.

Me mire per ato te 2-ja e me mire per 200mije shofere qe do kene Unazen . Nje qytet qe s’ka te humbur e qe s’e lejon politiken ta perdore! FORCA", ka shkruar Erion Veliaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934