INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Astirit sërish në Protestë, Klevis Balliu ironizon deputetët: Parlament palaçosh që luajnë opozitash...

Banorët e Astirit sërish në Protestë, Klevis Balliu ironizon deputetët: Parlament palaçosh që luajnë opozitash...

Publikuar më: 19:10 19-04-2019

Siç është bërë traditë tashmë prej javësh të tëra, edhe mbrëmjen e sotme banorët e Unazës kanë protestuar kundër projektit që prish banesat dhe bizneset e tyre.

Në protestën e sotme, ashtu si në çdo protestë, merrte pjesë edhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Klevis Balliu.

Ai u shpreh se drejtësia në vend është e kapur nga Rama dhe njerëzit pranë tij, ndërsa ftoi shqiptarët të vijojnë me protesta deri në largimin e Rilindjes.

I bëj thirrje shqiptarëve ti kapin këta plehra dhe ti hedhin në koshin e plehrave. Ne do të vazhdojmë me qëndresën tonë. Parlament palaçosh që luajnë opozitash, krijojnë dhe grupe parlamentare. Sot grupi parlamentar i vetëm është grupi i shqiptarëve. Të vazhdojmë protestën deri në largimin e Rilindjes”, u shpreh Balliu.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162