INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Astirit zhvendosin protestën para parlamentit! Agravohet situata, ka të plagosur...[FOTO]

Banorët e Astirit zhvendosin protestën para parlamentit! Agravohet situata, ka të plagosur...[FOTO]

Publikuar më: 11:21 22-11-2018

Banorët e Unazës së Re kanë zhvendosur protestën përballë Parlamentit. Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë duke kërkuar të hyjnë në parlament. Ata kanë arritur të çajnë kordonin e parë të policisë dhe kanë hedhur shashka dhe bidona.

300-400 forca policore janë angazhuar në këtë protestë, ndërkohë që protestuesit kanë arritur të futen te rruga kryesore e hyrjes së parlamentit.
Protestuesit me pankarta në duar bëjnë thirrje kundër qeverisë për të mbrojtur banesat e tyre. 

Nga tereni raportohet se është lënduar në fytyrë, nëndrejtori i Policisë, Dhimitraq Ziu si dhe 6 efektivë, mes të cilëve, një police femër. Në protestë me banorët e unazës janë edhe deputetë të PD e LSI të cilët janë përplasur me policinë.

banore.jpg

prot1.jpg

prot.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0044369697570801