INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Ballkanit Perëndimor kanë rënë në dëshpërim, po shqiptarët?

Banorët e Ballkanit Perëndimor kanë rënë në dëshpërim, po shqiptarët?

Publikuar më: 08:42 02-05-2019

Komisioni Europian ka hartuar një raport mbi kënaqësitë e jetës për grupmoshat 45-54 vjeç. Ka rezultuar, që kryesisht banorët e Ballkanit Perëndimor kanë rënë në dëshpërim dhe nuk po shijojnë jetën. Rënia e kënaqësisë për jetën është më e lartë në grupin e vendeve të Ballkanit, me një rënie dramatike për grupmoshat 45-54 dhe u ulën në një nivel konstant deri në moshën 75 vjeç.

Gjetjet e tjera të studimit lidhen me dallimet thelbësore në cilësinë e jetës për të gjitha grupmoshat në Europë, ku brezat më të rritur gëzojnë cilësi më të mirë të jetës sesa grupmoshat më të reja në Europën Perëndimore, nga ana tjetër gjeneratat e reja janë më të kënaqur me jetën në Evropën Lindore. Kjo ka të ngjarë të jetë e lidhur me transformimin ekonomik të vendeve komuniste të Evropës Qendrore-Lindore pasi kanë dështuar skemat për trajtimin e të moshuarve me pension dinjitoz.

Përjashtimi social - Në Evropën Perëndimore dhe në Mesdhe, ndjenja e përjashtimit shoqëror në përgjithësi rritet deri në moshën e mesme dhe ulet drejt moshës së vjetër. Ka shumë pak ndryshim në grupet e vendeve të Evropës Lindore, përveç grupit ballkanik, ku është pak më i lartë në mesin e njerëzve të moshës 75 vjeç e lart.

Ndërsa mirëqenia mendore rritet me moshën në grupet nordike dhe ishujt perëndimor (Irlandë dhe Britani e Madhe). Kurse në të gjitha grupet e tjera, mirëqenia mendore bie me moshën, veçanërisht në ato të Ballkanit, ku të moshuarit po rrezikohen nga depresioni. Si pjesë e Bllkanit dhe ne shqiptarët është e qartë që nuk jemi të kënaqur me jetë, madje kemi arsye të qenësishme.

Article Logic
Execution time: 0.0034728050231934