Banorët e Ballshit kanë dal në protestë si pasojë e ndotjes që po shkakton uzina.
Përveç dëmeve që po shkakton në mjedis apo në tokat bujqësor, tashmë shumë banorë dhe po sëmuren, mes tyre dhe fëmijë.
Së fundmi 36-vjeçari, Shyqo Hoxha është helmuar me gaz, ndërsa ishte duke kositur barin.
Sipas banorëve, gazi që del nga tubat është bërë shkak edhe për intoksikime të banorëve të tjerë, që janë shtruar në spital. Mes tyre ka edhe fëmijë.