INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Europës më të alkoolizuarit në botë! Po shqiptarët?

Banorët e Europës më të alkoolizuarit në botë! Po shqiptarët?

Publikuar më: 08:29 27-09-2018

Kosumimi me tepricë i alkoolit ndikon në rritjen e sëmundjeve vdekjeprurëse. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë më shumë se 3 milion njerëz humbi jetën çdo vit si pasojë e përdorimit të alkoolit. Përdorimi i shpeshtë i alkoolit shkakton më shumë se 5% të barrës globale të sëmundjeve.
Nga të gjitha vdekjet që i atribuohen alkoolit, 28% vijnë për shkak të lëndimeve, të tilla si ato të trafikut pra aksidentet dhe dhunës ndër-personale. Pjesa tjetër, në të gjithë botën, ndodhin përkatësisht 21% për shkak të çrregullimeve të tretjes, 19% për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare dhe pjesa tjetër për shkak të sëmundjeve infektive, kancerogjene dhe çrregullimeve mendore.

Pra alkooli jo vetëm vret, por dhe është shkaktar për afro 200 sëmundje.
E më keq është varësia nga pijet alkoolike, ku në botë rreth 237 milionë burra dhe 46 milionë gra vuajnë nga çrregullimet mendore vetëm për shkak të sasi të lartë të akoolit që kanë pirë ndër vite.
Ndërsa në Shqipëri një individ konsumon në vit mesatarisht 7.5 litra alkool. Konsumin më të lartë për frymë të alkoolit në rajon e ka Serbia, ku sipas të dhënave është 11.1 litra.
Më pas renditet Mali i Zi dhe Bosnja. Mesatarja e Bashkimit Europian për konsumin e alkoolit është 10.6 litra, ndërsa e vendeve me të ardhura të larta është 9.3 litra. Mësohet se Evropa ka konsumin më të lartë për frymë në botë të alkoolit.

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385