Banoret e fshatit Verri ne Fier, kanë refuzuar sot përfaqësuesit e kompanisë që kërkon të shndërrojë tokat e tyre në varreza plehrash.
Ky projekt u përball dhe me refuzimin e banorëve të Mbyetit dhe Mbrostarit.
Të irrituar banorët janë larguar nga takimi ku do prezantohej projekti i landfillit, ndërsa paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve, nëse ai ndërtohet në zonën e Verrisë.