INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Lazaratit: Jemi të indinjuar nga mediat britanike. Reagon dhe Ministri Tahiri...

Banorët e Lazaratit: Jemi të indinjuar nga mediat britanike. Reagon dhe Ministri Tahiri...

Publikuar më: 14:43 19-01-2016

Pas publikimit të artikullit në gazetën britanike “Daily Mirror”, ku flitej se në Lazarat jo vetëm kultivohet kanabis, por veprojnë dhe militantë të ISIS kanë reaguar ashpër banorë të këtij fshati. Ata thonë se ky raportim është i turpshëm! Sipas tyre shkrimet nuk janë të vërteta, pasi në Lazarat nuk ka militantë të ISIS, pasi nga asnjë familje nuk kanë ikur në Siri djem militantë.
Për këtë ngjarje ka folur dhe Imami i fshatit, i cili tha se ISIS është një grup terrorist, ndërsa myslimanët janë paqësorë dhe nuk bëjnë vepra të dhunëshme.

Veç këtyre banorëve ka reaguar Ministri Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, të cilët kanë mohura të dhënat e shkrimit të medias britanike.

Madje Tahiri u ka nisur dhe një letër dy mediave asaj britanike “Daily Mirror”, por dhe italianes Corriere TV, kjo e fundit ka folur për rekrutimin me pagesë të shqiptarëve drejt ISIS, por dhe se nga Shkodra trafikoheshin armë drejt Malit të Zi, e më tej me destinacion grupet mafioze, ku nuk përjashtohej përfundimi i tyre në duart e ekstremistëve të ISIS. që kryejnë sulme terroriste në Evropë.
Për secilën nga redaksitë Minisitri i Brendëshëm ka nisur një letër sqaruese ku përgënjeshtron informacionin, që ato kanë publikuar.

Disa pjesë  nga letrat:

“Jam i bindur që nuk jam i vetmi shqiptar, që ndihet keq nga të pavërtetat që u pasqyruan, siç besoj se çdo italian apo qytetar i çdo vendi të botës, që ka pasur mundësinë të njohë sadopak Shqipërinë, është ndier keq nga pasqyrimi thelbësisht i shtrembëruar i realitetit shqiptar në reportazhin tuaj. Në këtë rast, të pavërtetat e raportuara prej jush për Shqipërinë, duke shpikur shkolla për militantët e ISIS apo mbi 1000 rekrutë të paguar e të gatshëm për luftë, janë një tullë më shumë në murin e mosbesimit, që na bën gjithmonë e më të paaftë për të fituar kohën që kemi humbur duke parë si kërcënim njëri-tjetrin, e kësisoj, të paaftë për të fituar kundër kërcënimit terrorist.
Shqipëria ka një popullsi me shumicë muslimane, por është verbëri të mjaftoheni me kaq për të imagjinuar rrezik terrorizmi në vendin tonë.
Ndaj, i nderuar, më lejoni t’ju siguroj se shqiptarët krenohen me vlerat e çmuara të tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, një shembull unik, që veç krenarisë, ka rrënjosur tek çdo qytetar shqiptar vullnetin për të mos pranuar frikën dhe kërcënimin e terrorit, por kurajën e forcën për të ndërtuar bashkëpunimin me çdo shoqëri të lirë që luftën kundër terrorizmit e fiton më së pari me vlera e besim, pastaj me armë!”

Article Logic
Execution time: 0.0028188228607178