INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e përmbytur të Shkodrës do dëmshpërblehen

Banorët e përmbytur të Shkodrës do dëmshpërblehen

Publikuar më: 10:56 05-04-2017

Banorët e Shkodrës që ishin të prekur nga përmbytjet e viti 2010 do marrin dëmshpërblimet e tyre. Sipas Pr/vendimit të qeverisë, do jetë KESH ai do dëmshpërblej të gjithë banorët të cilët nuk iu janë mbuluar dëmet.
Fondi i dëmshpërblimit i miratuar në vitin 2011, ishte mbi 1 miliardë e 112 milionë lekë, por dëmshpërblimi nuk u likuidua plotësisht që prej atëherë. Shuma e pa likuiduar është rreth 326 milionë lekë.

Në pr/vendimin thuhet: “Diferenca e palikuiduar nga vlera e kompensimit, prej 1 112 303 342 (një miliard e njëqind e dymbëdhjetë milionë e treqind e tre mijë e treqind dyzet e dy) lekësh, që do të rezultojë pas rakordimit të shumave të paekzekutuara ndaj familjeve dhe subjekteve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, të paguhet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH,sh.a.)

“Kryerja e pagesave të bëhet drejtpërdrejt nga KESH, sh.a-ja., nëpërmjet bankave të nivelit të dytë, me të cilat KESH, sh.a-ja., do të bashkëpunojë për dhënien e këtij shërbimi.

Procedurat e pagesës përcaktohen me urdhër të ministrit të Energjisë dhe Industrisë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723