INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e qytetit blejnë të gjithë birrën në supermarkete, synimi, të bojkotohej festivali

Banorët e qytetit blejnë të gjithë birrën në supermarkete, synimi, të bojkotohej festivali

Publikuar më: 14:46 24-06-2019

Eventi i neonazistëve që do të mbahej në Ostriz të Gjermanisë Lindore, ishte një dështim total.

Shkak për këtë, janë bërë banorët e zonës së vogël si dhe presidenti i Landerit. Ata kanë blerë me qindra arka birrë që ishin planifikuar për festivalin e neonazistëve, kanë zbrazur supermarketet nga birrat për ti lënë pjesmarrësit që merrnin pjesë në këtë festival pa asnjë pije alkolike. Festivali u mbajt fundjavën e kaluar në Ostritz, në Gjermaninë Lindore.

Neonazistët u mblodhën, por nuk patën mundësi të konsumonin asgjë. Rreth 500 pjesmarrësit, pavarësisht temperaturave të larta dhe nxehtësisë, nuk patën asgjë c’të pinin dhe protagonistët ishin vetë banorët e fshatit. Policia gjithashtu ndaloi alkolin në lokale gjatë ngjarjes neonaziste dhe midis të premtes dhe të shtunës u konfiskuan 4,400 litra birrë.

Ministri sasionan Michael Kretschmer ka falenderuar në rrjetet sociale banorët e Ostritz. “Kur ekstremistët e krahut të djathtë përpiqen të përcaktojnë pamjen me sloganet e tyre cnjerëzore, ne duhet ti kundërshtojmë” tha zyrtari i CDU.

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834