INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Unazës nisen drejt Kryeministrisë

Banorët e Unazës nisen drejt Kryeministrisë

Publikuar më: 10:39 15-12-2018

Banorët e Astirit, shtëpitë e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe janë nisur drejt kryeministrisë me qëllim që t'i bashkohen protestës së studentëve. Një ditë më parë studentët bën thirrje për një protestë mbarëkombëtare duke u kërkuar edhe qytetarëve që ti bashkoheshin protestës së tyre. Kjo është hera e dytë që banorët e Astirit tentojnë të bashkohen me studentët.

banoret_1.jpg

Pak ditë  më parë ata u shfaqën para Ministrisë së Arsimit me qëllim që të bëheshin pjesë e protestës, por nuk u lejuan nga studentët. Këta të fundit deklaruan se protesta e banorëve ishte mbështetur politikisht, dhe se ata nuk donin që në lëvizjen e tyre të përzihesh politika.

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275