INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Unazës së Re sërish në protestë, mbajnë 1 minutë heshtje për vdekjen e Bush

Banorët e Unazës së Re sërish në protestë, mbajnë 1 minutë heshtje për vdekjen e Bush

Publikuar më: 18:29 01-12-2018

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish sot në protestë. Me thirrjet “duam shtëpitë tona”, “shtëpitë i kemi me gjak” dhe “poshtë qeveria”, banorët shprehen se nuk do tërhiqen dhe do vazhdojnë protestat e tyre.

Disa prej shoferëve të irrituar nga ngecja në mes të rrugës së bllokuar tentuan të kalojnë, por u penguan nga protestuesit që kanë bllokuar rrugën në te dyja akset e saj duke e bërë të pamundur kalimin e makinave. Para nisjes së protestës, banorët e zonës vendosën që të mbajnë një minutë heshtje për vdekjen e ish-presidentit amerikan Geogre H.W. Bush.

Në mbështetje të banorëve janë edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së. Në ditën e 28 të protestës ata kanë bllokuar të dy akset e rrugës. Në zonë ka pasur edhe prani të forcave policore.

Banorët kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre.

Protesta zhvillohet në një kohë kur IKMT vazhdon shembjen e banesave dhe pastrimin e zonës për të bërë të mundur nisjen e punimeve.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793