INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Zharrëzës vijojnë protestën, ish-presidenti Meidani bën për një lek politikën dhe shoqërinë civile [FOTO]

Banorët e Zharrëzës vijojnë protestën, ish-presidenti Meidani bën për një lek politikën dhe shoqërinë civile [FOTO]

Publikuar më: 15:51 26-02-2017

Banorët e Zharrëzës janë gdhirë përpara Ministrisë së Energjitikës, dhe janë të vendosur më shumë se kurrë për të mos u kthyer në fshatin e tyre deri në marrjen e një vendimi nga qeveria. Megjithëse administrata nuk është në punë, këta njerëz kanë vendosur te presin që ta mbarojnë pushimin, por jo vetëm kaq. Nuk ikin prej këtej pa marrë atë për të cilën përshkuan 4 ditë në këmbë rrugën nga Zharrëza në Tiranë.

Mbrëmjen e së shtunes arritën pas 4 orësh bisedime në një marrëveshje me zv.kryeministrin Niko Peleshi, nga i cili morën garancinë se qeveria do ti dëmshpërbleje të gjithë banorët. Por ata thonë se nuk largohen nga ministria deri sa vendimi të miratohet në këshillin e ministrave.

Ndërkohë ish-presidenti Rexhep Meidani ka reaguar lidhur me protestën e tyre, duke sulmuar politikën dhe shoqërinë civile, pasi e cilëson si çnjerëzore dhe të papranueshme këtë situatë.

Postimi i Meidanit:

A mund te heshtet perpara nje fotografie dhe realiteti te tille?! A nuk duhet te reagoje fuqishem politika, shoqeria civile, media qytetare perpara kesaj situate?! A nuk mund te mos vije turp para kesaj mungese ndjeshmerie, vonese zgjidhjeje, indiference e ngurtesie qeverisese?! Shume e dhimbshme, krejt e papranueshme, jo njerezore!

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105