Kanë bllokuar rrugën në segmentin më të frekuentuar në Tiranë atë të unazës…
Janë banorët që jetojnë në zonën e ish stacionit të trenit, që do të preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Ata kanë deklaruar se nuk do ta ndalin protestën, pasi nuk pajtohen me masën e dëmshpërblimit dhe do të protestojnë deri sa bashkia dhe qeveria të vendosin një tjetër masë dëmshpërblimi për banesat, që u prishen. Në protest pati dhe një incident, pasi një grua pësoi gjendje të fikëti për shkak të presionit të turmës. E për të përballuar numrin e madh të banorëve, që kanë dalë në protestë Policia dërgoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.