Donjeta Sejdiu ishte vajza nga Kosova që braktisi “Big Brother 9”, ku u përfol që arsyeja ishte lidhja intime me një vajzë.
Ajo e mohoi kategorikisht, duke i cilësuar si thashetheme, asgjë më tepër.
Pas një viti ish-partnerja e Damiano Agalliut në atë lojë jep këtë intervistë për “Panorama Plus”, ku rrëfen misterin e një vajze që i bën të tjerët të dyshojnë.
E pyetur se si i përjetoi thashethemet se ajo pëlqente vajzat Donjeta është përgjigjur prerë se asgjë e tillë nuk është e vërtetë.
Asgjë më shumë se thashetheme. Unë jam ”straight”, tha ajo.