Ish-banorja e shtëpisë së "Big Brother", Dona Pjetri, i ka habitur të gjithë ndjekësit në Instagram kur në profilin e saj ka publikuar disa foto e veshur nuse. Ajo i lajmëronte të gjithë se ishte martuar fshehurazi dhe se dita e djeshme ishte dita më e lumtur e jetës.
Mirëpo vetëm pak minuta më parë, Pjetri ka sqaruar gjithçka.
“Më kanë ardhur sms pafund nëse jam martuar. Nuk ju kthej dot përgjigje të gjithëve, por po ku them se jam martuar dhe u ndava sot se nuk më doli burri i virgjër”, ka shkruar ajo me humor në Instastory duke lënë të kuptohet se e gjitha kjo është një shaka.