INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bar-hoteli në Tiranë shtëpi publike, arrestohen 3 kamerieret dhe pronarja. Zbulohet vendi ku prostituonin [FOTO]

Bar-hoteli në Tiranë shtëpi publike, arrestohen 3 kamerieret dhe pronarja. Zbulohet vendi ku prostituonin [FOTO]

Publikuar më: 14:28 09-07-2016

Pronarja s’kishte hezituar që ta shndërronte në shtëpi publike bar-restorant-hotelin në kryeqytet. Së paku ky është konstatimi i policisë shqiptare, për hotelin në Bërzhitë. Ata kanë zbuluar një rrjet prostitucioni me 3 vajza, në rolin e kameriereve, që menaxhoheshin nga pronarja në periferi të kryeqytetit.

Të arrestuarat gjatë operacionit ‘’Deep’’ janë:

1.A.SH-pronarja

2.S.H- 31 vjeç

3.A.H-24 vjeç

4.N.Z -39 vjeç

Pronarja u kishte krijuar kushte që të prostituonin me klientë të zgjedhur. Hetimet vazhdojnë.

DETAJET E PLOTA:

Arrestohen  për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Mbajtjes së Lokaleve për prostitucion”, dhe "Ushtrimit të prostitucionit" parashikuar nga nenet 114/2 dhe 115 dhe 113  te Kodit Penal,  4 shtetas/e dhe konkretisht:

1.     A.Sh, 61 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale parashikuar nga neni 114/2 dhe 115 të Kodit Penal.

2.     S.H, 31 vjeç, banues në Elbasan, për  veprën penale parashikuar nga neni 113/2 i Kodit Penal.

3.     A.H, 24 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale  parashikuar nga neni 113 Kodit Penal

4.     N.Z, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale  parashikuar nga neni 113 Kodit Penal.

Arrestimi i tyre u bë pas nje hetimi nje mujor nga seksioni i trafiqeve te paligjshme,ku nga ky hetim ka rezultuar se shtetasja A.Sh në lokalin e saj me vendndodhje në teritorin e njësisë administrative Bërzhite ka krijuar kushtet duke vendosur në dispozicion ambientet për kryerjen e prostitucionit, kundrejt pagesës 3000-5000 lekë të rinj.

 Kjo shtetase dyshohet të  kishte rekrutuar në rolin e punonjëseve (kamariere) dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeç të cilat dyshohen se kryenin prostitucion në ambientet e një  godine ku ajo banon dhe ushtron aktivitetin "Bar restaurant" njekohësisht.

Në kuadër të ketij hetimi  u bë e mundur të kapen në flagrancë shtetasit A.H dhe S.H duke kryer prostitucion në ambjentin e përshtatur, në brendësi të lokalit të shtetases A.Sh.

Po kështu në këtë lokal rezultoi të ushtronte prostitucion dhe shtetasja N.Z.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:

•godina Bar – Restorant, Hotel në pronësi të shtetases B.Sh.,

• 4 aparate telefonik

• 3.953.400 lekë te reja

• 2300 Paund,

• 3390 Euro

• 50 Dollar Australian.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.Newsbomb.al

 

Article Logic
Execution time: 0.0039288997650146