Bar Refali, 5 muajshe shtatzënë ka pozuar me rroba banjo duke zbuluar se është në pritje të një vajze.
Ajo është 5 muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Bar ka vendosur ta llastojë veten në një të premte pasdite duke marrë rreze dielli, veshur një palë rroba banjo me vija.
30 vjeçarja ka postuar një selfie mjaft të ëmbël duke iu treguar 2. 2 milionë ndjekësve të saj në Instagram format e shtatzënisë. “Vajza ime është duke marrë pak vitamin D” ka shkruar ajo përbri fotos. Teksa kishte fshehur flokët e saj në një kapele prej kashte dhe me një fytyrë ‘ujë dhe sapun’, aktorja izraelite shkëlqente duke shpalosur kështu bukuritë e saj natyrore. Bar njoftoi për shtatzëninë e saj në fillim të janarit, pothuajse katër muaj pas martesës me biznesmenin izraelit, Adi Ezdra.
Ajo e bëri të ditur lajmin për shtatzëninë thjesht duke treguar një test shtatzënie i cili tregonte një rezultatpozitiv. Gjatë një interviste në qershor ajo tha se mezi priste të bëhej nënë. “Mendoj se do të kemi disa fëmijë pasi unë vij nga një familje me 4 të tillë” përfundoi modelja.