Ky është një nga ato momentet, për të mos thënë i vetmi kur Madonna mbetet pa fjalë.
Mbretëresha e pop-it ka postuar një shkrepje Snapchat-i në Instagramin e saj pas takimit që pati me liderin e botës së lirë, Presidentin Barack Obama. Kjo foto është shkëputur nga prapaskenat e show-t të Jimmy Fallon. Aty duket 57 vjeçarja e mbështetur në mur dhe përballë saj qëndronte presidenti. “Për herë të parë jam pa fjalë”, ka shkruar ajo përbri fotos. Në këtë show Obama ka folur edhe për zgjedhjet Presidenciale dhe nuk e dimë nëse ka arritur ta lërë pa fjalë edhe vetë moderatorin.