Pasi ai u takua me Bernie Sanders, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, me anë të një videoje ka shprehur publikisht mbështetjen për Hillary Clinton si kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale.
“E di sa e vështirë është kjo punë.” “Unë jam me të dhe nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë një person më të kualifikuar për të mbajtur këtë zyrë”, u shpreh presidenti. “Ajo ka kurajon, dhembshurinë dhe zemrën e duhur për të bërë këtë punë.” “Unë e kam parë nga afër përkushtimin e saj ndaj vlerave tona, kam parë vendosmërinë e saj për ti dhënë çdo amerikani mundësi të barabarta.”
"Unë dua që ju që keni qenë me mua që nga fillimi i këtij rrugëtimi të mahnitshëm të jeni të parët që merrni vesh se unë jam me të. "Jam shumë i entuziazmuar. Dhe nuk mund të pres deri sa të dal dhe të bëj fushatë me Hillaryn”, thotë Obama në mbështetje të Hillary Clinton për zgjedhjet që do të mbahen në Nëntor.