Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, janë një nga çiftet më popullorë në botë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka informuar të gjithë mbështetësit e tij që sot, me 3 tetor bëhen plot 24-vite që është kurorëzuar në martesë me bashkëshorten e tij Michelle. Ai ka zgjedhur që në këtë ditë të veçantë të publikojë një fotografi në profilin e tij në Facebook, duke uruar partneren e tij të jetës në 24-vjetorin e martesës së tyre. “Duke vallëzuar përgjatë 24-viteve. Gëzuar përvjetorin”, shkruan Obama në profilin e tij, shoqëruar me një foto të këndshme të çiftit duker kërcyer sëbashku.