Nga Kuba, Presidenti Amerikan Barack Obama bën thirrje për një botë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit. Duke folur posaçërisht për sulmet në Bruksel, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se vendi i tij do të bëjë gjithçka që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
“Lutjet e amerikanëve janë për popullon belg. Sulmet terroriste na kujtojnë sërish se bota duhet të jetë e bashkuar kundër terrorizmit.SHBA do të bëjë gjithçka që të çojë para drejtësisë përgjegjësit. Bota duhet të bashkohet”.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehet i bindur se demokracia do të fitojë përballë se keqës, përballë terrorizmit.
“Ne mundemi dhe do ta mposhtim terrorizimin. Ne mundemi!”