Flamurtari ka dështuar të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, në takimin e luajtur në Vlorë me Luftëtarin.
Dy ekipet zhvilluan një ndeshje të mirë dhe kërkuan në mënyrë të vazhdueshme golin, por saktësia para portës la shumë për të dëshiruar dhe solli barazimin pa gola.
Ky mund të cilësohet një rezultat pozitiv për miqtë nga Gjirokastra, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ekipin e Shpëtim Duros.
Flamurtari, krahas humbjes së dy pikëve, pa t'i dëmtoheshin edhe dy futbollistë, Useini dhe Musta, të cilët lanë fushën e lojës dhe i prishën planet e zëvendësimeve trajnerit Duro.
Aktualisht Flamurtari ka 7 pikë, ndërsa Luftëtari pesë, në këto katër ndeshje të para të kampionatit./TCH/