Ergi Dini është këngëtari i cili u nda nga jeta nëntorin e vitit 2016 nga një aksident me motor. Ngjarja u prit shumë keq nga familjarët sidomos nga motra e tij, këngëtarja Barbana Dini. Por, kjo e fundit ka vendosur që kujtimi i tij të jetë i përjetshëm për të, duke e bërë kështu tatuazh. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja ditën e sotme me anë të një fotoje të publikuar në instagram. Në dorën e saj është gdhendur fotoja e Ergit së bashku me një mikrofon përpara, gjë që tregon dashurinë e tij të madhe për muzikën. Sot ajo e ka ringjallur edhe njëherë kujtimin e tij për gjithë publikun shqiptar, por dhe vetë këngëtarja ka vendosur ta ruajë atë gjithmonë jo vetëm në zemër por edhe në trup.