INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barbana e kthen dhimbjen në forcë, zbulon për herë të parë projektin që mban emrin e Ergit [FOTO]

Barbana e kthen dhimbjen në forcë, zbulon për herë të parë projektin që mban emrin e Ergit [FOTO]

Publikuar më: 20:10 04-03-2017

Ndërkohë që vazhdon të jetojë në dhimbje bashkë me familjen e saj për humbjen e vëllait dhe djalit të vetëm, Barbana ka folur perherë të parë pas ikjes së Ergit.

Dhimbja e saj nuk fshihej as pas veshjes apo syzeve të zeza që i mbante gjithë kohës sepse zëri e rrëfeu gjithë dhimbjen. Ndërkohë që kujtoi momentin më të tmerrshëm dhe irritimin me gazetaren që e telefonoi për ta vërtetuar nëse Ergi kishte vdekur vërtet (aty ku e mori vesh edhe ajo vetë për herë të parë), këngëtarja zbuloi për herë të parë që ka ndërmarrë nismën "Ergi Dini kundër aksidenteve". Kjo nismë synin të sensibilizojë njerëzit sidomos rininë për pasojat që lënë ngjarje të tilla. Është gjithmonë një fije mes besimit dhe mosbesimit. Jeta vazhdon, por varet si vazhdon. Është pikërisht kjo që të bën të vazhdosh, të bëj gjërat që ai do të donte t'i bënte. Ka qenë një kërkesë e prindërve të mi që unë të vazhdoj rrugën që ai la përgjysëm. Kam vendosur që ta gjej forcën dhe te përfundoj gjërat që ai la pas. Janë disa këngë te tij që do të këndohen nga unë. Do mundohem ta kthej nismën në art dhe gjithmonë do t'i dedikohem vetëm atij, ky është synimi im. Jemi rritur me muzikën dhe muzika është ilaç për shpirtin. Mezi pres ta shoh sërish në ëndërr Ergin sepse e shoh shpesh. Madje në ëndrrën e fundit që e pashë, me doli nga pas dhe më thirri: "Bana duhet ta kapësh situatën, të bëhesh e forte dhe të ecësh përpara". Unë nuk kam parur ndonjëherë besim tek ëndrrat por tani bisedoj ne Ergin në një tjetër dimension". Ky ishte rrëfimi mjaft prekës i Barbanës e cila premton ta mbajë gjallë artin e Ergit.

ergid.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984