INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barbana flet pas vdekjes së Ergit: Kjo është video e fundit e tij para se të aksidentohej [VIDEO]

Barbana flet pas vdekjes së Ergit: Kjo është video e fundit e tij para se të aksidentohej [VIDEO]

Publikuar më: 18:37 13-09-2017

Kanë kaluar disa muaj që kur Ergi Dini u nda nga jeta duke lënë në mes rrugën e tij të saponisur në muzikë, një numër të madh projektesh dhe një karrierë të gjatë e cila ishte vetëm në fillim.
E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, Barbana rrëfeu si kanë qenë këto muaj për të dhe për familjen e saj pas humbjes së Ergit, por gjithashtu edhe si zgjodhi ta vazhdojë këngën dhe rrugën e tij të mbetur në mes. Për t’u rikthyer, tha ajo, ishte një vendim i vështirë, por duhet ta bënte: “Ishte vendimi më i vështirë për mua, por fatkeqësisht, është e nevojshme që njeriu të ecë përpara. Dhimbjen duhet ta bëjë pjesë të tij, por jo duke u bërë pre e saj.”
Maratona e Këngës që u zhvillua gjatë verës e risolli Barbanën në skenë me një këngë të krijuar enkas për dhimbjen e saj. “Me mua” ishte një dedikim për Ergin dhe gjatë sezonit të verës u këndua në çdo shesh nga të gjithë: “Kënga ka qenë dedikuar atij. Arti është një mënyrë të shprehuri, pavarësisht se sot ka marrë tjetër formë. Unë kam qenë dhe do jem derisa të mbyll sytë fansja e zjarrtë e asaj që bëri Ergi, e asaj që mori, por edhe asaj që do bënte. Ai arriti të merrte shumë, pavarësisht limitit të kohës”, – shton Barbana. E emocionuar, por me forca brenda vetes, Barbana thotë se tashmë ajo ka një qëllim tjetër, sipas RevistaClass. Jeta pas humbjes së Ergit ka ndryshuar shumë, ka ndryshuar edhe perceptimi i saj për Barbanën dhe familjen e saj: “Pas kësaj ngjarjeve, jeta ka ndryshuar shumë në kontekstin e konceptit të gjërave. Unë nuk e kam më atë koncept që kam pasur për jetën. Jeta, për mua, është e bukur kur i ke të gjithë njerëzit. Në momentin që kjo prishet, ajo kthehet në detyrim për t’u qendruar pranë njerëzve të tjerë të familjes…. “
Por e ndien veten me fat që ka gjetur këtë mënyrë ngushëllimi: “Të ngushëllosh është art më vete, nuk ka aftësi shumëkush ta bëjë.”
Duke rrëfyer më tej për afrimitetin që kishin motër e vëlla, Barbana ka sjellë ekskluzivisht në Rudina edhe një video që Ergi ia kishte nisur vetëm pak ditë para se të ndahej nga jeta: “Janë kujtime… Për mua është e vështirë të flas për këtë, sepse tani dua që zëri im të thotë diçka… “ – thotë Barbana e emocionuar. Pak para ndarjes nga jeta të Ergit, ata të dy kishin nisur një këngë së bashku. Fatmirësisht, zëri i Ergit është regjistruar, kështu që ka mbetur edhe shumë pak punë dhe gjithçka është gati: “Është me zërin e Ergit, është një këngë shumë e bukur. Nuk e di kur mund të jetë gati, por shumë shpejt, besoj nga tetori do dalë.”
Barbana ka përkujtuar vëllanë e saj përmes një video të papublikuar më parë. Ajo tha se Ergi ia kishte dërguar videon në celular vetëm pak ditë përpara aksidentit tragjik. Ergi shihet teksa këndon me kitarë në dorë dhe plot emocion ndërkohë që mban sytë mbyllur
“Lajmi për vdekjen e Ergit ka qenë shumë i pabesueshëm, shumë i rëndë, nuk e besoja dot. E kam thënë edhe më para, lajmin e kam marrë nga një gazetare nga Kosova, më mori në telefon për ta konfirmuar. Ishte e pabesueshme, por s’mund të ishte as shaka. Vetëm një orë më përpara ngjarjes unë isha me të” tha Barbana.

Article Logic
Execution time: 0.0033419132232666