1 vit më parë, Ergi Dini, fituesi i “X Factor” humbi jetën tragjikisht në një aksident me motorr bashkë me mikun e tij. Ndarja nga jeta e këngëtarit ishte një goditje e madhe për të gjithë, por veçanërisht për familjen dhe motrën e tij, këngëtaren Barbana Dini. Ata të dy kanë patur lidhje shumë të fortë me njëri-tjetrin dhe kjo shihet edhe nga postimet e shumta të motrës së Ergit dhe së fundmi ajo postuar një foto ku ka dalë bashkë Ergin dhe motrën tjetër.
“Ne ishim shumë të lumtur dhe të mbushur. Treshja ideale.” mbishkruan Barbana krahas fotos./intv.al/