INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barbarosa – Vlerat e Mbretëreshës së Kopshteve Shqiptare

Barbarosa – Vlerat e Mbretëreshës së Kopshteve Shqiptare

Publikuar më: 18:36 08-04-2017

Barbaroza është një bimë e bukur mjaft popullore, e njohur si Mbretëresha e Kopshteve. Ajo është një lule që rritet në krahinat e jug perëndimit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë. Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Megjithatë vetëm Barbaroza mund të konsumohet nga të gjitha simotrat e saj. Barbaroza arrin të luftojë inflamacionin, përmirësojë shëndetin e veshkave, çlirojë nga dhimbjet, ulë nivelin e stresit, forcojë sistemin imunitar dhe të lehtësojë tretjen. Ekstraktet esenciale të barbarozës i japin lules me pesë petale e ngjyrë rozë shumicën e vlerave. Gjethet e bimës janë përdorur gjithashtu me tepricë në mjekësinë popullore. Në kuzhinë, gjethet e bimës janë përdorur për çaj që ka një aromë të largët trëndafili. Vlerat shëndetësore të Barbarozës Largon stresin: Barbaroza ka ndikim në sistemin nervor dhe reputacioni i këtyre aftësive ka kapërcyer breza të tërë. Çaji që mund të prodhoni nga gjethet e barbarozës është i shijshëm por edhe relaksues. Vlerat e çajit shumëfishohen falë përbërësve dhe substancave organike që kanë një ndikim në sistemin endokrinal dhe ndihmojnë në ekuilibrin e hormoneve që shkaktojnë ankth dhe stress. Pini një çaj barbaroze kur jeni të stresuar dhe shpejt do largohen retë që ju bllokojnë gjykimin e shëndoshë dhe ju prishin humorin. Lufton inflamacionin: Një nga përdorimet më të shpeshta të barbarozës është ai kundër inflamacionit në organizëm. Nëse ju dhembin gjymtyrët, muskujt ose keni inflamacion të brendshëm në stomak ose në sistemin kardiovaskular, një gotë çaj barbaroze mund të largojë barrën e rëndë të inflamacionit nga trupi juaj. Heq dhembjet: Barbaroza është përdorur prej vitesh kundër dhembjeve të kokës dhe atyre të tjera. Nëse vuani nga dhembjet kronike ose migrenat, çaji i barbarozës arrin të çlirojë endorfinën dhe të heqë dhembjen shumë shpejt. Megjithatë nuk duhet ta përdorni çajin si zgjidhje përfundimtare. Mbron shëndetin e veshkave: Shkencëtarët akoma janë duke studiuar mbi rrugëtimin kimik të përbërësve të zhdërvjellët të barbarozës dhe ndikimin e tyre në shëndetin e veshkave. Megjithatë ata nuk kanë dyshim, që çaji i barbarozës stimulon nxjerrjen e lëngjeve dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit, largimin e kripërave të tepërta, yndyrnave dhe ujit nga trupi. Si rrjedhojë, veshkat janë më të çliruara dhe toksinat e kanë të vështirë t’i mundin ato dhe të gjejnë një rrugë alternative drejt organeve të tjera. Ndihmon sistemin imunitar: Barbaroza lufton bakteret dhe mykun. Rrjedhimisht është e mrekullueshme kundër të ftohtit, virozave dhe gripit. Përgatisni çaj me gjethet (vetëm të bimës me aromë trëndafili) dhe do të arrini të largoni nga trupi bakteret, forconi imunitetin dhe shëroheni më shpejt. Tretja: Nëse vuani nga ngërçet, fryrjet ose tretja problematike, pirja e çajit të barbarozës është mënyra më e lehtë dhe më pa dhimbje për të kuruar këtë problem. Substancat organike që gjenden tek çaji zbusin inflamacionin, eliminojnë bakteret dhe kthejnë në normalitet sistemin tretës. Është shumë e rëndësishme që të mbani mend që vetëm barbaroza me aromë trëndafili mund të konsumohet nga njeriu. Në shumicën e rasteve Barbaroza gjendet në formën e gjetheve të thara, të plota apo të shtypura në çdo farmaci ose dyqan organik gati për çajin tuaj. Një lugë çaji me gjethet e bimës janë të mjaftueshëm për një kupë çaji të cilin mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, si edhe të shoqëruar me pak mjaltë. Dy kupa me çaj të tillë në ditë mjaftojnë për të përfituar vlerat e mësipërme.

Article Logic
Execution time: 0.0052189826965332