INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Barça, Neymar rinovon deri në vitin 2021

Barça, Neymar rinovon deri në vitin 2021

Publikuar më: 12:09 26-02-2016

Neymar nuk do të largohet nga Barcelona, kështu kanë raportuar mediat braziliane. Sipas të përditshmes braziliane, ESPN, Neymar ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në qershor të vitit 2021.

Tashmë mungon edhe zyrtarizimi nga katalanët, megjithatë Neymar do të mbetet te Barcelona deri në vitin 2021. Me përmirësimin e kushteve të kontratës, gjatë periudhës së mbetur ai do të përfitojë rreth 91 milionë euro, duke u bërë llojtari i dytë më i paguar i klubit, natyrisht pas Lionel Messit.

Deri më tani, sulmuesi ka zhvilluar 131 ndeshje me fanellën blaugrana, duke realizuar 82 gola.

Rinovim i kontratës për ti dhënë përfundimisht fund spekulimeve për oferta nga të mëdhenjtë e tjerë të Europës, nga Reali i Madridit, te Paris Saint Germain e për të vazhduar me dy klubet e Manchester-it, City-n dhe United.

Article Logic
Execution time: 0.020813941955566