Barcelona ka kohë, që ekipin e saj e ka kthyer në një biznes fitimprurës, që nga akademia e talenteve e deri tek sponsori në fanellë.
Në fillim ishte marrëveshja me Unicef, e cila ka nisur si formë bashkëpunimi për bamirësi dhe më pas është kthyer në një burim të ardhurash për klubin.
Sipas “Mundo Deportivo”, “Camp Nou” pritet të ndryshojë emër me drejtuesit që do të arrijnë një marrëveshje me kolosin farmaceutik “Grifols”.
Janë akoma sekret shifrat e marrëveshjes, por shitja e të drejtave të emrit do të derdhë miliona euro në arkat e klubit.
Kjo marrëveshje ka qenë e përfolur edhe më parë, pro askush nga palët nuk i ka pranuar negociatat.