INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Barcelona blindon kreun me fitore minimale

Publikuar më: 11:28 21-02-2016

Barcelona vijon me fitoret edhe pse në këtë rast me më pak gola të shënuar se zakonisht. Skuadra katalanase mundi Las Palmasin me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 25, të La Ligas.

Avantazhi me Atletikon e Madridit është 9 pikë edhe pse skuadra e Simeones duhet të zhvillojë të dielën takimin e radhës me Vijarealin.

Barcelona nuk humbet asnjë takim në të gjitha aktivitetet prej 3 tetorit të vitit të kaluar, duke u afruar akoma më shumë me një tjetër triumf në kampionat.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604