Barcelona “u dwfrye” në fitoren 7-1 ndaj Osasunës dhe tifozët me fat në “Camp Nou”, shijuan festivalin e golave të formacionit katalanas në La Liga.
Në klasiken që përball kreun dhe fundin e renditjes, skuadra blaugrana tronditi formacionin nga Pamplona në një ndeshje ku shkëlqeu ashtu si ndaj Realit, argjentinasi Lionel Messi.
Ky i fundit shënoi dy herë ndërsa mes autorëve të golave ishte dhe Maskerano, goli i parë në 7 vitet e tij në Katalonjë. Ndwrsa Reali i Madridit ka lënë pas krahëve humbjen në "El Classico" dhe është rikthyer te fitorja në kampionat.
Madrilenët kanë arritur të fitojnë me rezultatin tenistik 2-6, ndaj Deportivo La Coruna, duke iu kundërpërgjigjur edhe fitores së thellë të Barcelonës.
Edhe pse pa shumë prej titullarëve, si Ronaldo, Bale, Benzema, Kroos, Modriç, Ramos, etj. të përzgjedhurit e Zidane nuk e kanë diskutuar për asnjë çast fitoren. Morata, Lucas, Casemiro, Isco dhe dy herë James Rodriguez ishin autorët e goleadës së Realit.
Me këtë tre pikësh, madrilenët vazhdojnë të ruajnë ritmin e Barcelonës, me shpresën për të rikuperuar në takimin e prapambetur me Celta Vigon.