E pamundur? Edhe marrëveshja për Neymar ashtu dukej se ishte, me atë shifër të çmendur prej 222 milionë eurosh që duhej paguar.
Megjithatë, të gjithë e dimë se si përfundoi ajo histori. Dhe tashmë duket se ka filluar ndeshja mes sheikëve. Ndoshta është thjesht një thashethem vere nga Canal Plus në Francë dhe Eurosport, por lajmi është nga ata që i bën të dridhen fushat e futbollit. Këtë herë duket se është Manchester City i Pep Guardiolës gati për të blerë një tjetër kampion nga Barcelona. Dhe këtë herë bëhet fjalë për atë, kampionin të vetëm që nuk mund ta zëvendësojë asgjë, as më shumë e as më pak se Lionel Messi. Burimet bëjnë me dije se klubi anglez është i gatshëm të paguajë kaluzolën prej 300 milionë eurosh duke e kthyer kështu në blerjen më të shtrenjtë, më të çmendur dhe më të paimagjinueshme të historisë së futbollit. Pak ditë më parë presidenti i “qytetarëve” të Manchester, sheiku Khaldoon Al Mubarak kishte bërë me dije se deri në fund të merkatos do të bënte blerjen më të shtrenjtë të historisë së klubit. Nëse realizohet, mund të themi më pas me plot gojën se sheikët arabë e “blenë” Barcelonën.