Sezoni i Barcelonës nis me një trofe. Katalanasit fituan SuperKupën e Spanjës, të 13 në histori. Shumë të fortë për Seviljan që pas disfatës 2-0 në Pizjuan, u mposht 3-0 edhe në Camp Nou me dy gola nga Turan dhe një nga Messi.
Me dy gola të shënuar, ishte Arda Turan ai që shkëlqeu për Barcelonën. Ndeshje spektakolare edhe për Messin, i cili drejtoi lojën e skuadrës dhe shënoi një gol me kokë.
“Na pëlqejnë trofetë, por nuk e kuptoj pse luhet Superkupa kur një skuadër si ne ka fituar kampionatin dhe kupën. E di që është në mes biznesi, por për mua nuk ka kuptim fare. Futbolli nuk mund të jetojë në të shkuarën dhe të vazhdojë me metoda arkaike. Siç ecim përpara ne trajnerët dhe lojtarët, ashtu duhet të bëjnë edhe organet drejtuese. Nëse jo, e kemi keq punën”, u shpreh Luis Enrique.
Kampionati fillon të shtunën Barcelona do të ketë përballë Real Betis.