Barcelona është treguar e pamëshirshme kundër Getafes, të cilën e ka mposhtur me rezultat prej 6 me 0.
Në minutën e tetë Getafe shënoi autogol përmes Rodriguez. Tre minuta më vonë Messi dështoi të shtojë epërsinë kur nuk u treguar i saktë nga pika e bardhë.
Në minutën e 19 Messi asistoi për El Haddadin, ndërsa më vonë edhe për Neymarin, raporton Koha.net.
Në minutën e 40 Messi shënon pas asistimit nga Turan. Ylli argjentinas asiston përsëri për Neymarin në minutën e 51. Ndërsa golin e fundit e shënon Turan në minutën e 57 pas asistimit nga Pique.
Për Messin bëhen 23 gola në 2016 dhe 36 këtë sezon, ka shënuar në të 5 ndeshjet e fundit. Në fillim të pjesës së dytë erdhi dhe asisti i tretë i argjentinasit një pasim kirurgjikal në zemër të zonës me Neymar të zotin për të shënuar golin e tij të 25 sezonal.
Tredhëmbëshi MSN shkon në kuotën e 103 golave. Më pas erdhi dhe roveshata e Arda Turan për tu vulosur një rezultat tenistik, me Barcelonën që shkon e qetë në sfidën e së mërkures me Arsenalin.