INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Barcelona fiton pas 10 viteve në “Anoeta”, Sociedat [VIDEO]

Publikuar më: 14:56 20-01-2017

Barcelona ka bërë një hap të madh drejt gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, pasi fitoi 1-0 në “Anoeta” ndaj Sociedad, një stadium ku kishte triumfuar për herë të fundit para 10 vitesh. Për herë të fundit Barcelona në udhëtim te Sociedad kishte fituar me 5 maj të vitit 2007. Të besuarit e Luis Enrique janë të favorizuar nga fakti që ndeshjen e kthimit do ta luajnë në “Camp Nou”.  Sulmuesi brazilian Neymar ishte ai që bëri diferencën duke fituar dhe kthyer në gol një penallti, në minutën e 20-të.

Me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Luis Enrique pret i qetë ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në "Camp Nou". Ndeshje e cila do të të përcaktojë edhe se cili ekip do të vijojë për në gjysmëfinale.

Atletico Madrid ia ka bërë akoma edhe më të lehtë vetes kualifikimin për në fazën e ardhshme të Kupës së Mbretit duke mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-0 Eibarin.
I pari që hapi siparin e golave ishte Griezman në të 28’, ndërsa në pjesën e dytë shënoi fillimisht Angel Correa në të 60’ dhe 8 minuta më pas Kevin Gameiro shënon golin e tretë për skuadrën e Diego Simeone.

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436