Mbrëmja e sotme në Ligën e Kampionëve ka prodhuar gola dhe spektakël në ndeshjet e Grupit B. Kutinjo dhe Rakitiç shënuan që në pjesën e parë për blaugranat, ndërsa Kejn ngushtoi shifrat në minutën e 52-të. Ishte Mesi që u përgjigj vetëm 4 minuta më vonë me golin e tretë, ndërsa goli tjetër që u shënua nga Lamela, shërbeu vetëm për statistikë pasi në fundin e kohës së rregullt, Lionel Messi kompletoi dopietën e tij në këtë ndeshje.
Interi, ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Totenhemit, fitoi me përmbysje në Holandë. Ishin vendasit ata që shënuan të parët me një perlë të Rosarios, por pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, ishte Naingolan, që barazoi po me një gol nga jashtë zone.
Interi ishte dominues, dhe më kërkues në tërësinë e lojës, dhe në të 60-tën, erdhi përmbysja e madhe me golin e Ikardit. Fitorja e dytë për zikaltrit, që tashmë hedhin një hap të rëndësishëm për kalimine grupit.
Napoli dominoi në sfidën ndaj Liverpulit, por fitoi vetëm me një gol në minutën e 90-të, nga Lorenco Insinje.
Porto fitoi 1-0 ndaj Gallatasarait, me gol të Maregas, ndërsa Larsen, Reus dhe Pako Alkaser, nderuan Dortmundin, në fitoren 3-0 në shtëpi ndaj Monakos.