INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Barcelona i kundërpërgjigjet Realit, fiton 6-0 ndaj Bilbaos

Publikuar më: 08:58 18-01-2016

Barcelona është treguar e pamëshirshme në "Camp Nou", duke mundur Athletic Bilbaon 6:0, në kuadër të xhiros së 20-të. Gjithçka nisi mirë për vendasit e Luis Enrique, të cilët që në minutën e 7’ gjetën golin e parë nga pika e bardhë. Lionel Messi shndërroi në gol goditjen nga pika e bardhë, ndërsa Bilbao mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të Iraizoz me karton të kuq. Me një lojtar më tepër në fushë, gjërat u bën më të lehta për Barçën, që në minutën e 31’, shënoi edhe golin e dytë me anë të Neymar.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Pjesën e dytë edhe pse e nisi pa Lionel Messin, Barcelona u tregua edhe më e fuqishme, duke shënuar katër gola të tjerë.Ishte Suarez që në minutën e 47, shënoi për 3:0, ndërsa Rakitic në minutën e 62’, katërfishoi epërsinë.Vazhdimi i ndeshjes, i takoi Luis Suarez, që kompletoi "hattrikun", duke shënuar edhe dy gola të tjerë, në minutat 69’ dhe 82’.

Me këtë fitore, Barca numëron 45 pikë, duke u renditur në vendin e dytë me dy pikë më pak se liderët e Atletico Madridit, të cilët edhe kanë një ndeshje më tepër të zhvilluar.

Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875