Është Leo Messi shpëtimtari i Barcelona , ai qe ka përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Athletic Bilbaos, për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë. Fitorja 3 me 1 i mjaftoi katalanasve për të përmbysur rezultatin 2 me 1 të takimit të parë. I pari realizoi golin Luis Suarez në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë Neymar dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të, ndërsa tre minuta më vonë rezultati u ngushtua nga Saborit. Në minutën e 78-të, Lionel Messi shënoi sërish nga gjuajtja e lirë me një supergol dhe tregoi se është mbreti i goditjeve të lira . Pas ndeshjes, Luis Suarez pati vetëm lëvdata për shokun e tij të skuadrës: “Për gjëra si këto, Messi është më i miri në botë. E tregon çdo ndeshje se është më i miri, gjithmonë të habit me diçka të bukur” ka deklaruar ai.