Barcelona ka mundur të marrë biletën e saj për në finalen e Kupës së Mbretit, por ka qenë një ndeshje e vështirë për katalanasit ndaj Atletiko Madrit.
Ndeshja e parë kundër Atletico Madrid, në Vicente Calderon, është mbyllur me rezultatin 2 me 1 për Barcelonën, ndeshja e kthimit në Camp Nou ka përfunduar me një barazim 1 me 1. Kjo ndeshje i pati të gjitha, spektakël, gola dhe sigurisht tension te shoqëruar me 3 kartonë të kuq. Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga Luis Suarez në minutën e 43-të, pas një topi të kthyer gabim nga portieri Moya. Ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me katalanasit në avantazh, pjesa e dytë do të ndryshonte ekuilibrat në fushën e lojës. Miqtë në minutën e 80-të do të humbisnin një penallti si dhe mundësinë për të barazuar rezultatin.
Vetëm tre minuta më vonë do të vinte edhe goli i barazimit në Camp Nou, duke bërë që Barcelona të vuante në 10-të minutat e fundit të lojës, Atletico e rriti ndjeshëm presionin, por goli i dytë nuk erdhi dhe ishte Barça që siguroi finalen.
Bayerni është kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës së Gjermanisë Douglas Costa ishte heroi i bavarezëve në sfidën ndaj Wolfsburgut, me skuadrën e Ancelottit,që në Alianz Arena mposhti 1-0 ujqërit duke siguruar kualifikimin në cerekfinalet e Kupës së Gjermanisë. Ishte një sukses i vështirë ai i Bayern-it që erdhi falë një goli të Douglas Costës në minutën e 18-të. Shumë raste deri në fund por asnjë gol me Bayernin që avancoi në ruandin e 8-të skuadrave më të mira të Kupës së Gjermanisë.
Mbrojtësi i kombëtares shqipëtare Mërgim Mavrajn fitoi duelin ndaj ish skuadrës së tij. Hamburgu u kualifikua për në cerekfinalet e kupës së Gjermanisë. Hamburgu mposhti me rezultatin 2-0 Kolnin. Jung dhe Wood ishin autorët e golave për ekipin e Marcus Gisdol. Në cerekfinale u kualifikuan edhe Borussia Moenchengladbach dhe Arminia Bielefeld që mposhtën respektivisht në transfertë, Greuther Furth dhe Walldorf.